Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.
Në këtë takim, u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, përfshirë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe zhvillimet aktuale në rajon. Kurti informoi De Roover për arritjet ekonomike të Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike mesatare prej 6% gjatë katër viteve të fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte.
Gjithashtu, ai përmendi investimet në sektorët e bujqësisë dhe mbrojtjes, si dhe reformat në politikat sociale. Në takim u trajtua edhe rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ku Kurti theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor 2022, si dëshmi e përkushtimit të institucioneve ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian.

Leave a Reply