Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur investimet e realizuara dhe planet e ardhshme për Pejën, duke kërkuar mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
dhe numrin 116 në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kurti ka theksuar përkushtimin ndaj zhvillimit të infrastrukturës në Pejë dhe rrethinën e saj, duke përfshirë projekte si Qendra Nacionale e Xhudos, Stadiumi i qytetit, sistemi i ngrohjes qendrore, dhe rruga e Dukagjinit që lidh disa qytete me Pejën.
Po ashtu, është përmendur ndërtimi i rrugës Pejë–Kuçishtë dhe përmirësimi i rrugëve rajonale. Për të ardhmen, Kurti premton zgjidhje për problemet e kanalizimit dhe trajtimit të ujërave të zeza, si dhe hapjen e pesë çerdheve të reja.
Ai gjithashtu thekson mbështetjen për Inkubatorin e Biznesit pranë Universitetit “Haxhi Zeka” dhe thekson rëndësinë e lidhjes së universitetit me sektorin privat. Prioritet do të jenë sektori i teknologjisë, turizmit dhe shërbimeve digjitale, për ta bërë Pejën një qendër inovacioni në rajon.

Leave a Reply