Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca, mbështetëse të Kosovës

Gjatë Forumit të Paqes në Paris, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedime me figura të larta të politikës evropiane.

Ai është takuar me Johannes Koskinen, kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Peter De Roover, presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, si dhe Bruno Fuchs, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës. Kurti ka diskutuar mbi marrëdhëniet ekzistuese dhe mundësitë për partneritete të reja, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në integrimet evropiane dhe progresin e Kosovës si shtet dhe shoqëri.

Ai ka vlerësuar miqësinë dhe mbështetjen e Finlandës, Belgjikës dhe Francës, duke përmendur rolin e tyre në çastet kyçe të historisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Kurti ka potencuar se Finlanda përfaqëson mirëqenien dhe kujdesin për qytetarët, Belgjika mbështet orientimin Euro-Atlantik, ndërsa Franca simbolizon republikën e fortë dhe angazhimin për barazi dhe liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *