Kurti i fton qytetarët e Prishtinës të festojnë me miq për Vitin e Ri

Në një konferencë për media të organizuar nga KEK-u, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e kursimit të energjisë gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ngrohen me Termokos të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë gjatë natës festive. Kurti theksoi se Termokos përdor një sasi të madhe të energjisë elektrike të siguruar nga KEK-u, gjë që ndikon në ngarkesën e përgjithshme të rrjetit.

Kjo situatë është veçanërisht kritike në një kohë kur vendi po përballet me sfida të furnizimit me energji elektrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *