Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me mërgimtarët në Kamenicë, ku mori pjesë një numër i madh qytetarësh që dëshironin ta takonin dhe ta mbështesnin në zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit.
Kurti theksoi rëndësinë e madhe të përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe qeveritare për katërvjeçarin e ardhshëm. Gjatë takimit, Kurti ndau disa nga angazhimet e tij për diasporën, përfshirë zhvillimin e një kurrikule të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve shqiptare jashtë vendit.
Po ashtu, ai përmendi integrimin e Kosovës në sistemin SEPA, i cili pritet të kursejë rreth 60 milionë euro në vit nga transferet financiare drejt vendit. Kjo nismë synon të lehtësojë procedurat financiare dhe të forcojë lidhjet e Kosovës me diasporën e saj.

Leave a Reply