Kurti: Investime të mëdha për ushtrinë, prodhimin dhe bujqësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij aktual, qeveria ka përqendruar përpjekjet në përmirësimin e kushteve për nënat dhe fëmijët, zhvillimin e sektorit bujqësor dhe forcimin e ushtrisë.

Në një postim publik, ai ka bërë të ditur ndarjen e rreth 300 milionë eurove për më shumë se 120 mijë fermerë, ndërsa është përmirësuar ndjeshëm edhe pajisja ushtarake. Kurti ka bërë të ditur se projektet e ardhshme përfshijnë investime të mëdha, me 1 miliard euro të planifikuara për prodhuesit lokalë, një tjetër miliard për ushtrinë dhe 1 miliard euro në vit për projekte kapitale.

Përparësi do të ketë edhe rritja e mbështetjes për bujqësinë dhe dyfishimi i ndihmave për fëmijët dhe nënat lehona. Në Suharekë, ku u mbajt tubimi i fundit, Kurti njoftoi për ndërtimin e digës së liqenit akumulues të Dragaçinës, që do të sigurojë ujë cilësor për pije, bujqësi dhe industri në zonën përreth.

Ai theksoi se ky projekt synon të sjellë siguri dhe përparim për të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *