Kurti kërkon drejtësi për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar kujtimin e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët u vranë në Stuttgart të Gjermanisë 44 vjet më parë nga shërbimet sekrete jugosllave.

Vrasjet ndodhën disa muaj pas protestave të vitit 1981, kur përpjekjet për krijimin e Republikës së Kosovës po intensifikoheshin. Në një njoftim të tij, Kurti tha se këta tre veprimtarë u goditën nga Jugosllavia dhe Serbia në një kohë kur lëvizja për bashkim dhe çlirim po forcohej ndjeshëm.

Ai njoftoi gjithashtu se në Dubovik të Deçanit janë bërë homazhe me pjesëmarrjen e Donika Gërvallës, vajza e Jusufit dhe ministre në detyrë e Punëve të Jashtme. Delegacioni vizitoi edhe familjen e Kadri Zekës, ku u pritën nga Izmi Zeka dhe Zenun Pajaziti.

Kurti vlerësoi kontributin e tyre jo vetëm si patriotë, por edhe si intelektualë dhe krijues. Ai kërkoi zbardhjen e plotë të vrasjes së tyre për të siguruar drejtësi dhe ndëshkim për ata që urdhëruan dhe kryen aktin.

“Lavdi Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *