Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të miratojnë propozimin për kabinetin e ri qeveritar, pasi shumica e votave nuk ishte në favor.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi duke falënderuar ata që mbështetën propozimin e tij për krijimin e Qeverisë “Kurti 3”. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deputetëve dhe qytetarëve, duke theksuar se do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas votimit, 56 deputetë ishin pro, 52 kundër dhe katër abstenuan, gjë që nuk e lejon fillimin e mandatit të ri. Kurti njoftoi se do të vazhdohet puna me qeverinë aktuale, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhje të reja.

Leave a Reply