Në Samitin e 12-të të Procesit të Berlinit në Londër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia.
Ai theksoi se sulmet si ai terrorist në Banjskë nuk mund të anashkalohen, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë pas pranimit të përgjegjësisë nga Milan Radoiçiq. Kurti paralajmëroi se mosndëshkimi i veprimeve të Serbisë mund të inkurajojë më shumë agresione dhe të dërgojë sinjale të rrezikshme për integritetin e Kosovës.
Kryeministri Kurti gjithashtu vlerësoi përparimin ekonomik të Kosovës, me një rritje mesatare prej 6% në pesë vitet e fundit, dhe përjashtimin nga lista e vendeve të brishta nga Banka Botërore dhe FMN. Ai kërkoi mbështetje për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër, duke theksuar nevojën për financime në projekte infrastrukturore dhe tranzicionin e gjelbër.
Në fjalën e tij, Kurti bëri thirrje për unitet më të fortë evropian dhe përmirësim të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, duke theksuar se Kosova nuk është burim migracioni, por një pikë tranziti me numra të ulët.

Leave a Reply