Kurti: LDK dhe NISMA refuzuan koalicionin, zgjedhim zgjedhjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vendi është i detyruar të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se ky nuk ishte synimi fillestar i partisë së tij, por situata aktuale nuk lë zgjedhje tjetër. Kurti shpjegoi se për Vetëvendosjen, çdo marrëveshje që përçudnon vullnetin e votuesve është e papranueshme.

“Para çdo marrëveshjeje, ne preferojmë zgjedhjet,” tha Kurti, duke nënvizuar se kjo është e vetmja rrugë e mundshme për Kosovën në këtë çast. Ai po ashtu deklaroi përkushtimin e tij dhe të partisë për të punuar në zhvillimin e shtetit, duke theksuar se zgjedhjet janë të domosdoshme për të ruajtur integritetin demokratik të vendit.

Në përfundim, Kurti shtoi se, pavarësisht se nuk ishte preferenca e tij, zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *