Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, të enjten, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për tribuna dhe ndriçim.
FC Llapi, një klub me traditë të gjatë që shpejt do të festojë 100 vjetorin, ka kontribuar me emra të rëndësishëm si Fadil Vokrri dhe Fazi Rama. Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në sport për të ndihmuar talentet e reja dhe për të përmirësuar infrastrukturën sportive në vend.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shprehu kënaqësinë e tij për projektin që do të transformojë stadiumin në një strukturë që përmbush standardet evropiane. Ndriçimi i ri do të jetë sipas kriterëve të UEFA-s, duke e bërë stadiumin më atraktiv për ndeshje të ndryshme.
Bulliqi falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë iniciativë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për komunitetin dhe sportin lokal.

Leave a Reply