Kurti me humor në Londër: Shkëmbim batutash me një mërgimtar

Gjatë një takimi në Londër me pjesëtarë të diasporës shqiptare, kryeministri në detyrë Albin Kurti u përball me disa momente argëtuese.

Njëri nga pjesëmarrësit iu drejtua Kurtit duke e quajtur “mbret”, një situatë që shkaktoi buzëqeshje. Teksa Kurti përpiqej të shpjegonte termin “kingmaker”, një pjesëmarrës e ndërpreu duke e quajtur atë mbret të shqiptarëve.

Në videon e publikuar, Kurti duket se e pranoi me humor këtë epitet, megjithatë, ai u përpoq t’i kujtojë mërgimtarit se nuk është mbret, por kryeministër në detyrë. Ky moment i veçantë u raportua nga “Rruga Press”, që solli detajet e bisedës: Kurti shpjegoi se “king” është Çarlsi III, ndërsa ai mbetet kryeministër në detyrë, duke mos e pranuar titullin mbretëror të sugjeruar nga mërgimtari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *