Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ekzistojnë mospajtime me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, dhe me disa partnerë të tjerë politikë.
Ai ka theksuar se këto mospajtime lidhen kryesisht me qëndrimet ndaj Serbisë. Kurti shprehu se përpjekjet e tij për të informuar dhe edukuar partnerët janë të kufizuara, duke shtuar se dallimet kryesore qëndrojnë në qasjen dhe qëndrimet ndaj Beogradit zyrtar.
Këto komente janë publikuar në një video nga Bashkim Berisha, ku ai sqaroi se këto janë çështjet kryesore ku ndahen mendimet. Kurti ka theksuar se, megjithë përpjekjet e tij për harmoni, qëndrimet e ndryshme ndaj Serbisë vazhdojnë të jenë një burim mosmarrëveshjeje.

Leave a Reply