Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ka vënë në dukje marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i përshkruar si një komb të vetëm.
Ai theksoi se, pavarësisht ekzistencës së dy shteteve dhe pasaportave, nuk bëhet fjalë për dy kombe të ndryshme. Kurti bëri një krahasim me situatën në Moldavi dhe kërcënimet nga Rusia, duke nënvizuar se situata në Kosovë dhe Serbi nuk është e ngjashme.
Ai argumentoi se nuk ka një kanton serb që kërcënon sovranitetin e Kosovës, ashtu siç ndodh me Transnistrinë në Moldavi. Sipas tij, një e tillë mund të kishte qenë çështje në veri të Kosovës pesë apo dhjetë vite më parë, por aktualisht nuk ekziston më.

Leave a Reply