Në Kamenicë, Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me profesionistë nga fusha e shëndetësisë dhe arsimit, ku prezantoi arritjet e mandatit aktual dhe planet për të ardhmen.
Kurti theksoi se prioriteti mbetet zgjerimi i infrastrukturës spitalore dhe poliklinikave, duke planifikuar që nga viti i ardhshëm të realizohen kontrolle të plota mjekësore për të gjithë qytetarët. Ai njoftoi gjithashtu rritjen e buxhetit për barnat esenciale në 100 milionë euro, me 80% të këtyre kostove të mbuluara nga shteti.
Në sektorin e arsimit, Kryeministri deklaroi se do të rriten investimet në të gjitha nivelet arsimore. Ky plan përfshin rritjen e buxhetit për bursa, shtimin e profileve në sistemin dual arsimor dhe krijimin e një platforme që ofron profile individuale për të diplomuarit, duke lehtësuar kështu integrimin e tyre në tregun e punës.

Leave a Reply