Gjatë vizitës së tij në Paris, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një debat të organizuar nga instituti Jacques Delors, ku u diskutua rreth situatës gjeopolitike në Evropë dhe roli i Ballkanit Perëndimor, raporton GazetaBlic.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe René Troccaz, i dërguari i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor. Kurti theksoi se diskutimet përfshinë tema si mbrojtja, të drejtat e njeriut dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Gjatë një darke të organizuar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ai nënvizoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke pohuar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i dobishëm për ekonominë dhe sigurinë e vetë BE-së.

Leave a Reply