Kurti: Nuk ka më pengesa për formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Vetëvendosje fitoi mbi 49 përqind të votave, pengesat për formimin e institucioneve të reja janë zhdukur.

Ky rezultat, sipas Kurtit, është më i qartë se kurrë dhe tejkalon pritshmëritë e tij. Në një vizitë në Postën e Kosovës, ai theksoi se bllokimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re nuk ekzistojnë më.

Kurti gjithashtu foli për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se fillimisht duhet të certifikohen rezultatet zgjedhore dhe të konstituohet legjislatura e dhjetë. “Pas formimit të qeverisë, do të diskutojmë për zgjedhjen e presidentes ose presidentit të ri,” tha ai.

Kurti planifikon të takohet së shpejti me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, për të diskutuar hapat e ardhshëm politikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *