Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me Odën e Mjekëve, u ndal për të dhënë deklarata për mediat.
I pyetur për një kompani në Gjilan që pretendon prodhimin e dronëve ushtarakë, të cilën ai e kishte vizituar gjatë fushatës, Kurti zgjodhi një qasje diplomatike për t’iu përgjigjur, duke theksuar se nuk është në dijeni të detajeve të çdo kompanie të vizituar. Gjatë katër viteve të fundit, Kurti ka vizituar qindra kompani në Kosovë dhe pranoi se nuk mund të ketë njohuri të thelluara për të gjitha, edhe pse vizitat janë dokumentuar në rrjetet sociale.
“Jam i hapur për të dëgjuar kritika kur gjërat nuk janë siç janë prezantuar,” tha ai, duke shtuar se është e vështirë të parashikohen detajet specifike të secilës kompani pa një shqyrtim të hollësishëm profesional.

Leave a Reply