Kurti: Pas certifikimit, Kuvendi dhe Qeveria do të formohen menjëherë

Albin Kurti, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur mirënjohje ndaj mbështetësve në një tubim pas suksesit të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai falënderoi të gjithë votuesit, përfshirë edhe mërgimtarët që udhëtuan nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në zgjedhje. Kurti theksoi se, pas certifikimit të rezultateve, do të ndjekë hapat për formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, duke premtuar zbatimin e zotimeve të bëra për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Ai vlerësoi se rezultatet e arritura janë një dëshmi e mbështetjes së madhe për qeverisjen e tij, që sipas tij ka qenë e drejtë dhe e vlerësuar. Duke iu drejtuar simpatizantëve, Kurti theksoi se qeverisja e re do të punojë për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme si ekonomia, arsimi, kultura dhe shëndetësia.

Ai veçanërisht falënderoi diasporën për kontributin e saj të rëndësishëm në këtë fitore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *