Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet e tij për Republikën e Turqisë dhe qytetarët e saj me rastin e 102-vjetorit të themelimit të shtetit turk.
Në një mesazh zyrtar të publikuar në platformën X, ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta historike dhe partneritetit në rritje mes dy vendeve. Kurti vlerësoi lidhjen e thellë të miqësisë dhe bashkëpunimit që ekziston mes Kosovës dhe Turqisë, duke nënvizuar se këto marrëdhënie po përforcohen në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme. Në përfundim të mesazhit të tij, Kurti shprehu dëshirën që aleanca midis dy republikave të forcohet më tej në të ardhmen.
Ai përfundoi me një urim për festën kombëtare të Turqisë: “29 Ekim Cumhuriyet Bayramı Kutlu Olsun!”

Leave a Reply