Kurti pranon vetëqeverisjen e komunitetit serb në Kosovë

Ish-diplomati Lulzim Peci theksoi se Kosova i ka si partnerë kyç Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, këto dy entitete janë të vetmet që mund të garantojnë mbijetesën e Kosovës, duke mos pasur alternativa të tjera. Peci gjithashtu vuri në dukje se edhe nëse Lista Serbe largohet, mund të shfaqet një parti tjetër me karakteristika të ngjashme.

Ai u shpreh se marrëveshja e Brukselit përfshin edhe çështjen e vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, një pikë që është pranuar nga kryeministri i Kosovës. Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në RTV21.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *