Kurti Premton Zhvillimin e Rrugës Duhël-Shtime-Banullë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi Shtimen, ku ndaloi në familjen e Hasan Metushit, luftëtar i UÇK-së.

Nëna e tij është zhdukur që nga janari 1999, ndërsa babai dhe dy axhallarët e tij u vranë në masakrën e Reçakut. Kurti përkujtoi sakrificat e familjes Metushi dhe nderoi dëshmorët e rënë gjatë luftës.

Pas kësaj vizite, Kurti u drejtua në Godanc të Poshtëm për të takuar familjen Qamili. Shumë nga anëtarët e kësaj familjeje jetojnë jashtë, në Gjermani, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të ngushta mes brezave të rinj dhe vendlindjes. Xhevdet Qamili e priti Kurtin, duke shprehur mbështetjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë vizitës, Kurti premtoi ndërtimin e një rruge kyçe që lidh Duhël-Shtime-Banullë, si pjesë e planeve për zhvillimin infrastrukturor të rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *