Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi një tubim elektoral në Prishtinë, në ambientet e Shkollës “Dardani”, ku lideri i saj, Albin Kurti, paraqiti premtimet e tij për zhvillimin e vendit.
Kurti, kandidat për kryeministër, fokusoi fjalën e tij tek përmirësimi i jetës së qytetarëve përmes rritjes së buxhetit dhe përmirësimit të institucioneve shtetërore. Ai vuri theksin në rritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale, duke premtuar investime kapitale që kalojnë 1 miliard euro.
Ndër të tjera, Kurti theksoi rëndësinë e rritjes ekonomike përmes eksporteve, e cila, sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në shtimin e vendeve të punës. Ai premtoi gjithashtu rritje të pagës minimale, përkrahje për gratë e papuna dhe nënat lehona, si dhe shtesa për fëmijët dhe pensionistët.
Një miliard euro do të dedikohen për prodhimtarinë vendore, ndërsa 100 milionë euro do të shkojnë për bizneset e diasporës. Vetëvendosje, sipas Kurtit, ofron shpresën e vetme për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply