Kurti propozon Konjufcën për miratim nga presidentja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Glauk Konjufca ka të njëjtat vota që kishte edhe ai, duke theksuar se Konjufca i ka të garantuara 56 vota.

Kurti shprehu bindjen se Konjufca mund të ketë edhe më shumë vota, por assesi më pak. “Maksimumi im është minimumi i Glaukut,” tha ai, duke nënvizuar përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

Në lidhje me koalicionet e mundshme, Kurti sqaroi se nuk sheh fare hapësirë për bashkëpunim me partitë e tjera, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e tyre. Ai përmendi se ndërveprimet e mëparshme me këto parti kanë qenë të pasuksesshme, madje edhe letrat që u janë dërguar kanë marrë përgjigje negative.

Megjithatë, Kurti nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi të përkohshëm, nëse ekziston një minimum vullneti për të krijuar diçka të përbashkët. Ai theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për të ecur përpara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *