Më 5 nëntor, kryeministri në detyrë Albin Kurti publikoi letrën e vitit 2022 që i kishte dërguar kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, por nuk ndau përgjigjen e saj.
Gjatë një interviste në Kanal 10, Kurti bëri të ditur përmbajtjen e përgjigjes së marrë. Kurti theksoi se kishte kërkuar nga Gjykata Speciale që ish-krerët e UÇK-së të qëndronin në burg në Kosovë, duke qenë pranë familjeve.
Sipas tij, kryetarja Trendafilova kishte refuzuar këtë kërkesë. Një tjetër kërkesë e Kurtit ishte që Dhomat e Specializuara të trajtojnë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, për të cilën përgjigja ishte më shumë pozitive.
Kurti vuri në dukje se publikimi i përgjigjes duhet të bëhet nga Gjykata Speciale, jo nga ai. Përkundër kësaj, ai kishte zgjedhur të publikonte letrën në përvjetorin e pestë të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar angazhimin e tij për lirimin e tyre dhe qëndrimin e tyre pranë familjeve.

Leave a Reply