Kurti refuzon kandidaturën e Pecit për deputet në Leposaviq

Valton Peci, ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq dhe një figurë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, njofton Mitropol.

Peci, i cili gjithashtu ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e zv. Ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, kishte shpresuar të merrte mbështetje pas miratimit nga dega lokale në Mitrovicë.

Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021, ku ai nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duket se kanë ndikuar në vendimin e Albin Kurtit për ta lënë jashtë listës për deputetë. Peci është i njohur edhe për një video të vitit të kaluar, ku shfaqet duke u treguar punëtorëve të Komunës së Leposaviqit se mund të largoheshin nga puna pa përfunduar orarin.

Sjelljet e çuditshme të punëtorëve në këtë komunë, të udhëhequr nga kryetari Lulzim Hetemi, ishin bërë objekt diskutimi, ku ndër të tjera, punonjësit shiheshin duke kaluar kohën e lirë në mënyra të pazakonta, përfshirë edhe lojën Counter Strike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *