Kurti rikthehet në Kosovë për të marrë pjesë në ngjarje lokale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në hapjen e Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025, i cili do të zhvillohet në “Tech Park Prishtina” në orën 12:00.

Ky festival është pjesë e nismës “October Tech Kosova”, mbështetur nga qeveria kosovare. Gjatë dy ditëve të aktivitetit, 23 dhe 24 tetor, do të mblidhen ekspertë nga vendi dhe bota për të diskutuar mbi inovacionin dhe zhvillimet teknologjike.

DOKU.TECH 2025 ofron një program të pasur aktivitetesh, përfshirë ligjërata kryesore nga Edi Demaj dhe Christopher Petrillo mbi temat më aktuale të teknologjisë dhe ndikimin e saj në nivel global. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të angazhohen në masterclass DIY për aktivitete kreative dhe edukative, si dhe të marrin pjesë në panele diskutimi mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia ofron për Kosovën dhe rajonin.

Një tjetër atraksion do të jetë një simulim interaktiv për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike. Festivali synon të jetë një platformë kyçe për shkëmbim idesh dhe nxitje të inovacionit, duke e vendosur Kosovën në hartën e zhvillimeve teknologjike globale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *