Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka ndërmarrë masa për rritjen e pensioneve dhe shtesave, ndërkohë që vendi gjendet në një periudhë të pasigurive institucionale dhe procesesh zgjedhore lokale.
Kryeministri aktual, Kurti, theksoi se ishte më e përshtatshme të veprohej tani, në vend që të pritej për një qeveri me mandat të plotë. Kurti sqaroi se, pasi ka shqyrtuar ligjin në fuqi, nuk kishte arsye për vonesë në miratimin e këtyre vendimeve.
Ai nënvizoi se është më mirë që t’i realizojnë këto ndryshime tani, ndërsa janë ende në detyrë, në vend që qytetarët të presin për një qeveri të re, e cila mund të formohet këtë vit ose vitin tjetër. Duke iu drejtuar pensionistëve dhe përfituesve të shtesave, Kurti tha se ishte i hapur për të diskutuar nëse do të shtyhej zbatimi, por theksoi se veprimi aktual është më i dobishëm.

Leave a Reply