Kurti shpjegon deklaratën për sigurimin e votave verore për Qeverinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikthyer vëmendjen te situata e pranverës, kur Lëvizja Vetëvendosje pretendonte të kishte mbështetjen e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Megjithatë, përpjekja për qeverinë “Kurti 3” dështoi. Në një deklaratë për mediat, Kurti shpjegoi se në atë periudhë disa deputetë të opozitës ishin të gatshëm të mbështesnin qeverinë e re, por hezitonin të dalin hapur për të mos u përballur me presion nga partitë e tyre apo nga mediat.

Kurti theksoi se kërkesa për një votim të fshehtë ishte e rëndësishme, pasi do të lejonte deputetët të shprehnin vullnetin e tyre pa frikë. Ai pohoi se nëse do të ishte zbatuar një votim i tillë, Albulena Haxhiu do të kishte marrë 61 vota mbështetje.

“Insistimi im ishte që të më testonin,” përfundoi Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *