Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësi për rezultatet pozitive të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për partinë e tij.
Ai theksoi se faza e parë e procesit zgjedhor ka përfunduar dhe tashmë partia është e përqendruar në përgatitjet për balotazhin, duke synuar që kandidatët e saj të triumfojnë në komunat ku do të ketë garë të dytë. Kurti, i pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me parti të tjera në komunat ku Vetëvendosje do të jetë në balotazh, u tregua i kujdesshëm, duke theksuar se vendimet do të bazohen në analiza të thelluara.
Ai nënvizoi se fokusi kryesor i Vetëvendosjes mbetet qytetari i Republikës, dhe se përgatitjet për balotazh do të bëhen me vëmendje të veçantë, duke përfshirë një analizë të plotë të rezultateve dhe fushatës. Aktualisht, Vetëvendosje ka fituar në tri komuna dhe do të garojë në balotazh në të paktën 12 komuna të tjera.

Leave a Reply