Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë, Kryeministri Albin Kurti diskutoi sfidat që po has Kosova, duke përmendur sulmet terroriste dhe mbështetjen financiare nga BE-ja.
Kurti theksoi se opozita parlamentare ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke vendosur “masa” ndaj Kosovës. Ai shprehu shpresën se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kuvendi do të konstituohet dhe opozita do të heqë këto masa.
Kurti nënvizoi angazhimin e Kosovës për integrimin evropian dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Duke folur për incidentet në veri, Kurti sqaroi se institucionet kosovare nuk ishin përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës.
Ai përmendi dy sulme terroriste të rënda: një në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dhe një tjetër në kanalin Ibër – Lepenc. Për të dy rastet janë ngritur aktakuza, dhe provat tregojnë përfshirjen e shtetit serb, duke përfshirë planin për aneksimin e veriut të Kosovës.

Leave a Reply