Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë zbatimi i rritjes së pagesave për fëmijët, e cila do të jetë 50% më e lartë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se kjo rritje do të prekë rreth 400 mijë fëmijë në të gjithë Kosovën. Sipas Kurtit, kjo masë do të reflektohet menjëherë në pagesat mujore që marrin familjet.
Për shembull, familjet me dy fëmijë do të marrin 60 euro në vend të 40 eurove, ndërsa ato me tre fëmijë do të përfitojnë 135 euro, krahasuar me 90 euro më parë. Për familjet me katër fëmijë, pagesat do të rriten nga 120 euro në 180 euro.
Kryeministri ka uruar fëmijët për përfitimet e rritura dhe ka shprehur se këto masa synojnë të mbështesin familjet dhe të përmirësojnë mirëqenien e fëmijëve në vend. “Urime të gjithë fëmijëve!
T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurti në postimin e tij.

Leave a Reply