Kurti takohet me studentët që përfituan bursa studimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat Arbërie Nagavci dhe Elbert Krasniqi, priti sot studentët që kanë fituar bursa studimi në nivele të ndryshme, përfshirë Bachelor, Master dhe Doktoratë, si dhe bursa për komunitete.

Në këtë takim, Kurti përgëzoi të rinjtë për arritjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes për studimet në universitete ndërkombëtare të njohura. Ai shprehu besimin se këta studentë do të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin e Kosovës pas përfundimit të studimeve të tyre.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vlerësoi përkushtimin e studentëve dhe theksoi rëndësinë e skemave mbështetëse, të cilat përfaqësojnë një investim në kapitalin njerëzor të vendit. Ajo rikujtoi zgjerimin e ndjeshëm të skemave të bursave nga MAShTI në pesë vitet e fundit dhe përkushtimin për përmirësimin e cilësisë në arsim.

Studentët shprehën mirënjohjen për mbështetjen dhe mundësinë për të studiuar në universitete brenda dhe jashtë vendit, duke shprehur dëshirën për të kontribuar në përparimin e Kosovës. Qeveria e Kosovës theksoi angazhimin për të vazhduar politikat mbështetëse në arsim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *