Kurti: Të gatshëm për zgjedhje nëse s’vijohet me Qeverinë 3

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për shtyp, u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai deklaroi se qëllimi i tyre kryesor është formimi i qeverisë së re. Megjithatë, nëse nuk arrihet krijimi i Qeverisë Kurti 3, ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.

Kurti theksoi se po përgatiten për të qeverisur më mirë në komunat e Kosovës dhe për t’u rikthyer në qeverisjen e kryeqytetit. Ai vuri në dukje rëndësinë e gatishmërisë për Qeverinë Kurti 3, duke shtuar se Vetëvendosje në 20-vjetorin e saj është një shembull i organizimit për parime politike dhe ideale kombëtare për të mirën e qytetarëve.

Kurti shprehu bindjen se edhe të tjerët duhet të përgatiten për këtë perspektivë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *