Kurti: Tre shtete të reja njohin Kosovën këtë vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i tretë që e bën këtë gjatë këtij viti, pas Kenias dhe Sudanit.

Kurti e ka ndarë këtë lajm në një postim në Facebook, duke theksuar se këto njohje përfaqësojnë tre partneritete të reja për shtetin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ai ka shprehur mirënjohje ndaj presidentes Vjosa Osmani për përpjekjet e saj të suksesshme dhe ka falënderuar Mbretërinë e Arabisë Saudite për mbështetjen e dhënë.

Kurti ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Sirinë përmes marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe dhe bashkëpunimeve afatgjata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *