Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë tek familja e Rexhep Selimit, ku është pritur nga bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi.
Këtë njoftim e ka bërë vetë Shqipe Selimi nëpërmjet një postimi në Facebook. Në postimin e saj, ajo ka shprehur mirënjohjen e familjes për vizitën e Kurtit, si dhe të ministrave, deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të pranishëm.
Familja Selimi falënderon të gjithë ata që prej pesë vitesh i kanë ofruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Shqipe Selimi gjithashtu shpreh shpresën që së shpejti të kenë mundësinë të takohen në momente gëzimi me Rexhep Selimin.
Vizita e Kurtit ndodhi në datën e përvjetorit të tradicional të takimit të tyre.

Leave a Reply