Kurti viziton një shkollë në New York: Prioriteti ynë nuk ishin projektet e kushtueshme për prestigj, por përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Fjalë të mëdha për veten dhe për atë se çfarë mund të mësojë bota nga Kosova, më saktësisht nga ai vetë.

Kështu Albin Kurti – sipas postimit të Vetëvendosjes – mbajti një ligjëratë në një shkollë në New York të Shteteve të Bashkuara, duke shpjeguar se si, sipas tij, ai ka përmirësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës.

Dhe jo përmes “projekteve të shtrenjta për prestigj”, por përmes “përmirësimit të jetës”.

“Në vend të projekteve të shtrenjta për prestigj që përfitojnë një numër të vogël kompanish të mëdha, ne ndërtuam shkolla dhe kopshte të reja, ura dhe rrugë që lidhin fshatrat dhe zonat e izoluara. Këto projekte, përveç se përmirësuan jetesën e qytetarëve, krijuan më shumë vende pune dhe ndanë buxhetin në mënyrë më të barabartë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *