Gazetari Parim Olluri, në emisionin “Pressing” të T7, ka bërë një analizë të gjendjes aktuale politike në Kosovë, duke theksuar dobësimin e disa partive kryesore.
Ai vë në dukje se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur ndikimin që kishte një vit më parë, duke përmendur incidentin me Ramiz Lladrovcin si një shembull të kësaj dobësie. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përballet me çështje të brendshme, ku ka kërkesa për dorëheqjen e kryetarit aktual.
Sipas Ollurit, ka ndarje në radhët e partisë, me disa kryetarë komunash që nuk komunikojnë me liderin e tyre. Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, Olluri thekson se këto parti nuk kanë fuqinë politike të mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor si entitete të vetme.
Sipas tij, AAK qëndron më mirë, por përsëri nuk gëzon mjaftueshëm mbështetje për të siguruar një pozicion të fortë politik. Këto zhvillime janë vërejtur nga Albin Kurti, i cili po vepron në përputhje me këto dinamika.

Leave a Reply