Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Johannes Koskinen, Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, ku u diskutua për përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.
Në këtë takim, Kurti theksoi përparimet e Kosovës në demokraci dhe ekonomi, duke përmendur rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, si dhe uljen e inflacionit dhe rritjen e punësimit. Ai nënvizoi angazhimin e Kosovës në reformat e agjendës evropiane dhe Planin e Rritjes të BE-së, duke treguar përparimet drejt integrimit evropian.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Finlandës për mbështetjen e saj në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe në Këshillin e Evropës. Ai ritheksoi synimin e Kosovës për t’u integruar në BE, NATO dhe Kartën e Adriatikut.
Kryeministri vlerësoi rolin e Kosovës në promovimin e demokracisë dhe paqes në rajon, duke dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Leave a Reply