Në Teatrin “Avdush Hasani” u mbajt sot Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”, e cila nderoi veprimtarinë e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullaut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e kësaj dite për kujtimin e Zahirit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kurti përmendi kontributin e zonës së Llapit, që i dha Kosovës grupin e Zahir Pajazitit, duke nënvizuar se përpjekjet për çlirim u mbështetën nga një histori e madhe e sakrificës.
Ai vlerësoi se historia shqiptare është e mbushur me figura të cilat kanë luftuar për lirinë e vendit. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vlerësoi se rënia heroike e këtyre burrave frymëzoi breza të rinjsh që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se gjaku i dëshmorëve shërbeu si themel për lirinë e vendit. Bajram Pajaziti, vëllai i Zahirit, vlerësoi vizionin dhe guximin e tyre si udhëheqës të rezistencës së armatosur, duke nënvizuar se ata janë simbol i qëndresës kundër pushtimit serbosllav.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për këta heronj që sakrifikuan për një Kosovë të lirë.

Leave a Reply