Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, në drejtim të ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.
Kusari-Lila vuri në dukje se komentet e Lushtakut ishin fyes dhe denigruese ndaj grave, duke i cilësuar si të papranueshme për një zyrtar të zgjedhur. Kusari-Lila theksoi se Lushtaku, teksa kërkon kujdes në diskursin publik, në të njëjtën kohë relativizon akuzat e Matoshit lidhur me shitblerjen e tokës publike në Skenderaj, të cilat ai më herët i kishte pranuar.
Ajo nënvizoi se, sipas logjikës së Lushtakut, gratë etiketohen kur flasin me fakte, ndërsa burrave u tregohet forcë. Në përfundim, Kusari-Lila vlerësoi se reagimi i Lushtakut vetëm sa e ka forcuar pozicionin e Matoshit: “Urime kryetar, sapo ia konfirmove edhe një mandat Adrianës”.
Ajo paralajmëroi se përballja me Matoshin do të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme.

Leave a Reply