Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar raportimin e gazetës zvicerane NZZ që pretendon për takime sekrete në Solothurn të Zvicrës, ku përfshihen zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe diplomati serb, Marko Gjuriq.
Ajo e ka cilësuar këtë si një shembull të përhapjes së lajmeve të rreme, duke shtuar se përkundër provave që e kundërshtojnë këtë pretendim, disa platforma në Kosovë ende vazhdojnë ta shpërndajnë. Kusari-Lila theksoi se një veprim i tillë nuk përbën gazetari të përgjegjshme, por tregon mungesë përgjegjësie.

Leave a Reply