Kush është Diego Lopez, spanjolli që synon të jetë truri pas transformimit të ri të Juventusit?

Juventusi është në prag të një ristrukturimi të ri. “Zonja e Vjetër” synon të rifitojë dominimin e saj në futboll.

Dy figura kryesore janë në qendër të vëmendjes. Damien Comolli, i cili u bashkua me klubin në qershor si drejtor i përgjithshëm, pritet të ngrihet në pozicionin e drejtorit ekzekutiv. Krahu i djathtë i Comollit, ish-kapiteni Giorgio Chiellini, do të hyjë në bord si ndërlidhës me Ligën dhe Federatën, një rol që dikur e mbante Pavel Nedved.

François Modesto është caktuar si drejtor teknik. Megjithatë, mbetet një mister mbi rolin e drejtorit sportiv. Sipas Gazzetta dello Sport, “Bianconerët” po shqyrtojnë dy alternativa: Diego Lopez nga Spanja, ish-futbollist i Lens, dhe Marco Ottolini nga Genoa.

“Ottolini përfaqëson vazhdimësinë dhe njohurinë e ambientit, ndërsa Diego Lopez sjell një dimension më ndërkombëtar. Ai është një emër ndoshta më pak i njohur për publikun italian, por shumë i respektuar në Evropë”.

Diego Lopez

“Diego Lopez është i njohur për aftësinë e tij për të zbuluar talente në ligat në zhvillim dhe rrjetin e tij ndërkombëtar. Ai do të sillte një qasje bashkëkohore”, shkruan JuventusNews24.

Nëse arrihet marrëveshja, ai do të ndiqte gjurmët e Pablo Longorias dhe Javier Ribaltas. Presidenti aktual i Olympique Marseille dhe drejtori aktual i sportit në AEK Athens kanë pasur të dyja role të rëndësishme te Juventus si drejtorë të skautëve.

Diego Lopez ka mbështetjen e Comollit. Ish-trajneri i Toulouse është i njohur me punën e tij në Ligue 1. Spanjolli u shqua fillimisht si vëzhgues për Lille (2017/2021).

Në sezonin 2020/2021, ai ishte drejtor sportiv i Mouscron dhe më pas u kthye në Francë për të marrë drejtimin tek Bordeaux. Ngritja e tij më e fundit, në vitin 2024, e bëri atë drejtor sportiv të Lens.

Në afatin e fundit të transferimeve dimërore, përpara se të largohej nga klubi në qershor, ai bëri histori duke realizuar transferime me vlerë gati 100 milionë euro.

Ai shiti Khusanov (40 milionë), Danso (25 milionë), Samba (15 milionë), Frankowski (7 milionë) dhe Da Costa (5.74 milionë). Tani ai mund të bëhet “arkitekti” i ri i Juventusit./Telegrafi/

Kush është Diego Lopez, spanjolli që aspiron të jetë arkitekt…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *