Kush është Dragana Antonijeviq dhe roli i saj në çështjen Banjska?

Në seancën e fundit gjyqësore për çështjen “Banjska”, mbrojtja e Dushan Maksimoviq kërkoi që dëshmitarja Dragana Antonijeviq të dëshmojë personalisht.

Avokatja mbrojtëse, Jovana Filipoviq, argumentoi se deklarata e saj është lexuar, por ajo vetë nuk është dëgjuar. Ndërkohë, avokati i familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku, Arianit Koci, vuri në dukje se ekziston një vendim gjyqësor që mbron të drejtat e të akuzuarve, duke shtuar se çështja është e rregulluar.

Prokurori Special, Naim Abazi, kundërshtoi këtë kërkesë, duke sqaruar se Antonijeviq është larguar nga Kosova dhe jeton në Serbi. Ai theksoi se gjykata ka bërë përpjekje të shumta për ta kontaktuar pa sukses.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnim Arrni, njoftoi se do të bëhet një përpjekje tjetër për të siguruar prezencën e saj në interes të mbrojtjes. Mbrojtja gjithashtu kërkoi dëgjimin e 10 dëshmitarëve të rinj, por prokuroria refuzoi këtë kërkesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *