Parashikimi i motit për ditët në vijim sugjeron ndryshime të dukshme në kushte.
Temperaturat minimale, të cilat pritet të zbresin në 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 në 13 gradë Celsius. Erërat e lehta do të fryjnë nga perëndimi me një shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
E diela fillon me intervale diellore, duke sjellë një rritje të temperaturave deri në 15 deri 18 gradë Celsius. Në vijim, pritet të ketë shtim të vransirave dhe reshje shiu që do të vazhdojnë deri në mëngjesin e së hënës, kur temperaturat do të bien në 10 gradë Celsius.
Moti do të vijojë të jetë paksa jostabil edhe të martën dhe të mërkurën, me vransira të herëpashershme dhe mundësi për reshje të lehta. Temperaturat maksimale do të rriten ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të luhaten nga 4 deri në 6 gradë Celsius.
Erërat do të ndryshojnë drejtim nga jugu të dielën, duke kaluar në veri e veriperëndim nga e hëna.

Leave a Reply