Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke krijuar mundësi të mira për aktivitetet bujqësore.
E shtuna do të jetë me mot kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të shfaqen herë pas here, veçanërisht në rajonet kodrinore dhe malore. Temperaturat pritet të jenë nga -2 deri në 0°C në mëngjes, dhe të arrijnë 12-16°C gjatë ditës.
Era do të fryjë lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. E diela do të ndjekë një model të ngjashëm, me temperatura minimale nga -1 deri në 1°C dhe maksimale që shkojnë nga 14 deri në 17°C.
Era do të jetë e dobët nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s. Kushtet agrometeorologjike parashikohen shumë të përshtatshme për mbjelljet vjeshtore, pasi toka ka një strukturë të mirë dhe lagështi të moderuar.
Fermerët këshillohen të përfitojnë nga kjo periudhë e qëndrueshme për të përshpejtuar punimet, pasi java e ardhshme mund të sjellë reshje shiu që do të ndikojnë në procesin e mbjelljes.

Leave a Reply