Nëntë ditë pas njoftimit të saj, Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me përplasjen në Kuvend.
Në dokumentin e saj, Gjykata urdhëroi që Kuvendi duhet të përfundojë konstituimin e tij brenda 12 ditësh, duke përfshirë zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, një hap i domosdoshëm për të plotësuar Kryesinë. Gjykata theksoi se deputetët duhet të votojnë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv, siç përshkruhet në nenin 67 të Kushtetutës.
Ajo nënvizoi se konstituimi i Kuvendit nuk është i plotë pa përfaqësuesin serb në Kryesi, sipas detyrimeve kushtetuese. Gjithashtu, Gjykata ritheksoi se Kushtetuta përbën bazën e autoritetit për çdo pushtet qeverisës, duke mbrojtur parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme dhe duhet respektuar nga të gjitha institucionet dhe individët. Në përfundim, Gjykata bëri thirrje për vazhdimin e seancës konstituive dhe përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, duke theksuar se çdo bllokadë institucionale është në kundërshtim me rendin kushtetues.

Leave a Reply