Kuvendi i LDK-së zhvillon punimet me dyer të mbyllura

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillon punimet me dyer të mbyllura për të shqyrtuar votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku ofroi dorëheqjen, duke ia lënë në dorë Kuvendit vendimin për të ardhmen e tij si kryetar. Ai theksoi se ky veprim është një detyrim moral dhe jo një tentativë për të shmangur përgjegjësinë.

Gjatë diskutimeve të Kuvendit, Abdixhiku kritikoi sulmet nga brenda partisë dhe bëri thirrje për unitet dhe ringritje të LDK-së. Në përfundim të fjalimit, ai mori duartrokitje, megjithëse disa anëtarë kritikë, përfshirë Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin dhe Arben Gashin, qëndruan të ulur.

Kuvendi po shqyrton pesë pika, përfshirë votimin sipas statutit të partisë, i cili lejon ngritjen e çështjes së votëbesimit. Abdixhiku theksoi rëndësinë e debatit dhe angazhimit për të ardhmen e partisë në këtë proces vendimmarrjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *