Federata e Karatesë së Kosovës organizoi sot Kuvendin e Rregullt të Punës për vitin 2025, i cili u mbajt në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Kryetari i Federatës, Besart Baruti, hapi punimet duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj delegatëve për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm. Në këtë ngjarje të rëndësishme, u miratuan Raporti i Punës dhe Raporti Financiar për vitin 2025, si dhe planifikimet për vitin 2026.
Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve kryesore sportive, përfshirë Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe Zëvendësdrejtoreshën e Departamentit të Sportit, Afërdita Fazlija. Gjithashtu, morën pjesë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Federatës dhe Kryetari i Nderit, Nezir Rama.
Federata e Karatesë vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet dhe përkushtimin e klubeve, duke theksuar se këto përpjekje e rendisin atë ndër federatat më të suksesshme në Kosovë.

Leave a Reply