Kuvendi Shqiptar Mblidhet Sot: Hapet Rruga për Aktivitetin e Komisioneve Parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës plenare në orën 13:00.

Në këtë seancë pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratuan përbërjet e komisioneve të përhershme parlamentare, duke i hapur rrugë nisjes së punës së komisioneve.

Në seancën e 24 shtatorit, Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër, projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe me 87 vota pro, 4 abstenime dhe 2 kundër, projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit është si më poshtë:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat:

– Kryetare: Milva Ekonomi
– Nënkryetarë: Erion Braçe, Eno Bozdo
– Sekretare: Zamira Sinaj
– Anëtarë: Admir Kadeli, Adi Qose, Elton Korreshi, Antoneta Dhima, Bujar Leskaj, Ledina Alolli, Igli Cara, Besart Xhaferri

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike:

– Kryetar: Ulsi Manja
– Nënkryetarë: Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi
– Sekretare: Aurora Mara
– Anëtarë: Ermal Pacaj, Olsi Komici, Zegjine Çaushi, Erjona Ismaili, Aulona Bylykbashi, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Arjan Ndoja, Tedi Blushi, Tedi Mulla

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen:

– Kryetar: Bledar Çuçi
– Nënkryetare: Olta Xhaçka
– Nënkryetar: Klevis Balliu
– Sekretar: Ilirjan Pendavinji
– Anëtarë: Hysen Buzali, Agron Malaj, Bujar Rexha, Aurora Mara, Flamur Noka, Isuf Çelaj, Fatmir Mediu, Erald Kapri

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet:

– Kryetar: Luçiano Boçi
– Nënkryetare: Evis Kushi
– Sekretare: Hatixhe Konomi
– Anëtarë: Ogerta Manasterliu, Alma Selami, Ana Nako, Lindita Nikolla, Zamira Sinaj, Luan Baçi, Katriot Piroli, Brunilda Haxhiu

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale:

– Kryetar: Bardh Spahia
– Nënkryetar: Eduard Shalsi
– Sekretare: Enriketa Jaho
– Anëtarë: Vasil Llajo, Brunilda Mersini, Ani Dyrmishi, Asfloral Haxhiu, Hysen Buzali, Zija Ismaili, Manjola Luku, Mesila Doda, Erisa Xhixho

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm:

– Kryetare: Anila Denaj
– Nënkryetarë: Ceno Klosi, Bledi Himçi
– Sekretare: Ilva Gjuzi
– Anëtarë: Klevis Jahaj, Ornaldo Rakipi, Vullnet Sinaj, Besa Spaho, Kliti Hoti, Fidel Kreka, Klodiana Çapja, Redi Muçi

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik:

– Kryetare: Jorida Tabaku
– Nënkryetare: Iris Luarasi
– Sekretar: Ardit Bido
– Anëtarë: Ramion Kurti, Etleva Budini, Kiduina Zaka, Piro Dhima, Arbjan Mazniku, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Greta Bardeli

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural:

– Kryetar: Blendi Klosi
– Nënkryetarë: Fadil Nasufi, Xhelal Mziub
– Sekretar: Saimir Hasalla
– Anëtarë: Agron Gaxho, Genti Lakollari, Tërmet Peçi, Ornaldo Rakipi, Ramadan Likaj, Flamur Hoxhaj, Bledion Nallbati, Artan Luku

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën:

– Kryetare: Ina Zhupa
– Nënkryetar: Erion Malaj
– Sekretar: Arkend Balla
– Anëtarë: Xhenis Çela, Loer Kume, Skënder Pashaj, Klodiana Spahiu, Ramion Kurti, Agron Gjekmarkaj, Jozefina Topalli, Denisa Vata, Aana Dajko

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme:

– Kryetar: Igli Hasani
– Nënkryetarë: Bora Muzhaqi, Albana Vokshi
– Sekretar: Marjana Koçeku
– Anëtarë: Sara Mila, Ervin Hoxha, Romina Kuko, Taulant Balla, Klodiana Spahiu, Tritan Shehu, Tomorr Alizoti, Edmond Haxhinasto, Vangjel Dule, Agrn Shehaj

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale:

– Kryetar: Fatmir Xhafaj
– Nënkryetarë: Ermal Elezi, Ivi Kaso
– Sekretar: Aulona Bylykbashi
– Anëtarë: Bledi Çomo, Erjo Mile, Onid Bejleri, Erjona Ismaili, Belind Këlliçi, Elda Hoti

Gjin Gjoni/atsh.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *